Aeroporti njofton për fluturimet e planifikuara deri në fund të muajit

  • 26 May 2020 - 14:32
Aeroporti njofton për fluturimet e planifikuara deri në fund të muajit

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për fluturimet e planifikuara deri në fund të këtij muaji.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ANP’ja ka bërë me dije se gjatë kësaj jave do të realizohen tri fluturime. Nesër do të realizohen dy fluturime, njëri për në Zurich e tjetri për në Milano, derisa më 30 maj është planifikuar një fluturim për në Dusseldorf.

“Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për ndryshime eventuale të fluturimeve si dhe për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjensionet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)