E thotë eksperti i sigurisë: Sulmi i fundit i Hashim Thaçit, për ta nënshtruar Gjykatën Kushtetuese dhe shpëtuar Gjykatës Speciale

  • 27 May 2020 - 12:54
E thotë eksperti i sigurisë: Sulmi i fundit i Hashim Thaçit, për ta nënshtruar Gjykatën Kushtetuese dhe shpëtuar Gjykatës Speciale

“Mendoj se Hashim Thaçi jo vetëm në mënyrë indirekte por edhe në mënyra të drejtpërdrejta po bënë presion mbi Gjykatën Kushtetuese që të arrihet ai qellim, sepse ai më në fund e ka kuptuar se edhe nga ky vendim i gjykatës në fjalë, i varet të qëndruarit në politikë, e sidomos kur për atë, ekzistojnë akuza të tjera të ngritura në Gjykatën Speciale, dhe jo rastësisht tani ai ndodhet në panik, dhe po shpikë dhe imagjinon gjithfarë mënyre për ti arritur ato qëllime të gjykatësit e Gjyqit Kushtetues, gjë që edhe për këtë populli është i shqetësuar. Vazhdimësie e karrierës politike të Hashim Thaçit varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e kjo karrierë po ashtu e mban atë akoma edhe për një kohë në një lloj amnistie të pa shpallur edhe nga Gjykata Speciale ”, thotë Hajrullah Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Njohësi i fushës së Sigurisë Hajrullah Tërnava, sulmet e dy ditëve të fundit që Presidenti Thaçi po ha adreson kryeministrit detyrë Albin Kurtit, kinse për mbajtje të uzurpuar të qeverisë dhe pozitës së kryeministrit në detyrë, si shkëmes i dyfishtë i Kushtetutës, thotë se këto akuza po i bënë për të ndikuar në Gjykatën kushtetuese, për ta nënshtruar atë që të merr vendim në favorin e tij, dhe kështu ta siguron edhe për një kohë vazhdimin e karrierës në politike, duke i bishtnuar edhe ndjekjes nga Gjykata Speciale.

“Politikat të cilat po udhëhiqen tani për tani në Kosovë, i kanë përqendruar qytetarët e sajë që në çdo bisedë, temë kryesore të jetë çështja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Hashim Thaçi tani po bënë çmos që në mënyrë indirekte ti bëjë presion Gjykatës Kushtetuese, që me rastin e interpretimit të dekretit për formimin e qeverisë së re, ta nxjerr vendimin në favorin e tij dhe ta refuzon të pa bazuar kundërshtimin e LVV-s dhe të kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Mendoj se Hashim Thaçi jo vetëm në mënyrë indirekte por edhe në mënyra të drejtpërdrejta po bënë presion mbi Gjykatën Kushtetuese që të arrihet ai qellim, sepse ai më në fund e ka kuptuar se edhe nga ky vendim i gjykatës në fjalë, i varet të qëndruarit në politikë, e sidomos kur për atë, ekzistojnë akuza të tjera të ngritura në Gjykatën Speciale, dhe jo rastësisht tani ai ndodhet në panik, dhe po shpikë dhe imagjinon gjithfarë mënyre për ti arritur ato qëllime të gjykatësit e Gjyqit Kushtetues, gjë që edhe për këtë populli është i shqetësuar. Vazhdimësie e karrierës politike të Hashim Thaçit varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e kjo karrierë po ashtu e mban atë akoma edhe për një kohë në një lloj amnistie të pa shpallur edhe nga Gjykata Speciale ”, thotë Hajrullah Tërnava.

Se ndikimi i Thaçit në vendimin e Gjykatës kushtetuese mundë të jetë i madh dhe vendimtar, Tërnava e thotë nga fakti që shumë nga ata gjyqtar me kohe janë emëruar po nga kjo klikë e politikanëve të deritashëm në pushtet, prandaj koalicio9ni i krimit kundër Qeverisë Kurti është jashtëzakonisht i fortë dhe i mirë organizuar.

“Është e kuptueshme që klika e politikanëve të vjetër do të bëjnë çmos që me e mbajte edhe më tutje në mënyra të ndryshme shtetin nën kontrolle, sepse Albin Kurti me veprimet e tija në këtë qeverisje të shkurtër i ka frikësuar së tepërmi, që me veprimet e ndërmarra të ligjshme filloj suksesshëm ti luftoj të gjitha të këqijat nëpër institucionet e Kosovës, që me vite i kanë shkaktuar shumë dëme këtij vendi. Albini edhe në vazhdimësi do të mundohet me e pastrua Kosovën nga ato të këqija që popullit ia kanë humbur shpresën e të jetuarit në Kosovë. Prandaj këta të “fortit e deri tashëm” nuk kanë se si me e pranua këtë mënyrë të qeverisjes së Albinit kur dihet se çka i pret. Prandaj nuk ishte e rastësishme akuza e Thaçit kundër Kurtit duke deklaruar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po sillet si njeri i jashtëligjshëm, derisa, ka thënë se i njëjti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit dhe pas dy shkeljeve kushtetuese që kinse i ka bërë Kurti. Vetëm shkelësi më i madh i Kushtetutës, tregtari me territore që është Hashim Thaçi, mundë të shpikë shpifje të tilla, prandaj me të drejtë duhet të ja shtrojmë pyetjen atij se si mund ta akuzon dikë për shkelje Kushtetuese njeriu kryesor që e shkelur vetë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, me tregti territoresh, duke filluar nga kufiri me Maqedoninë, me Malin e Zi, me nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbin dhe krijimi i Asociacionit të komunave e shumicë serbe. Ai këtë shkelje flagrante të Kushtetutës po e vazhdon edhe sot në tentativë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë po me shkelje të kushtetutës dhe çmimin e shtrenjtë në dëm të territorit të Kosovës”, thotë eksperti i fushës së sigurisë Hajrullah Ternava.

(Kosova Sot Online)