Nga zyrat e VV’së flasin për protestën, paralajmërojnë një ditë të nxehtë nesër

  • 27 May 2020 - 16:45
 Nga zyrat e VV’së flasin për protestën, paralajmërojnë një ditë të nxehtë nesër

Për nesër Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se në shesh do të mbledhin deri në 5 mijë persona, derisa për këtë organizim që e kanë quajtur përgatitje për protestë e kanë kërkuar edhe lejen e policisë.

Duket se për organizimin e nesërm tashmë kanë filluar përgatitjet e para në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ish’kandidati për deputet në LVV ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi së bashku me Ministrin në Detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, Arbër Zaimi, anëtar i kryesisë dhe disa anëtarë tjerë të kësaj partie.

“Te enjtet janë njëfarë nxemje ne Prishtine ë”, ka shkruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)