Riatdhesohen shtatë kosovarë që kishin mbetur të ngujuar në Australi

  • 28 May 2020 - 13:24
Riatdhesohen shtatë kosovarë që kishin mbetur të ngujuar në Australi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberë ka njoftuar se janë riatdhesuar shtatë shtetas kosovarë që i kishte zënë pandemia në Sidnej dhe Melburn.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada i ka ftuar qytetarët që i kanë zënë pandemia në Australi që t’i drejtohen Ambasadës së Republikës së Kosovës për riatdhesim.

“Ftojmë shtetasit kosovarë që i ka zënë pandemia në Australi dhe kanë mbetur në Australi, që t’i drejtohen Ambasadës së Republikës së Kosovës për riatdhesim, që të bëjmë përpjekje për kthim në atdhe”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)