Momenti kur Kurti del që t’i përshëndetë protestuesit nga qeveria
Pak minuta para se të përfundonte protesta në ballkon të qeverisë u shfaq kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ora 16:00 i gjeti nëpër sheshe të kryeqytetit.
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje po bëheshin gati për provën e protestës e cila ishte planifikuar të fillon në ora 17:00.
Edhe Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie.
Pjesëtare të saj e ruanin edhe objektin e Qeverisë së Kosovës.
E ndërkohë ardhja e qytetarëve nëpër sheshe vazhdonte.
Atyre po u shpërndahen maska e dorëza nga një ekip i Vetëvendosjes që do e bëj monitorimin e perfomancës.
Gjithçka në këtë performancë të Vetëvendosjes, ishte planifikuar të jetë e qetë.
E ashtu siç tha Valdrin Ahmeti prova filloj pa dhunë, por me shi.
Mirëpo shiu nuk i ndali aktivistët.
Ata vazhduan të qëndrojnë në shi për arsye të ndryshme të cilat vetë i cekin.
Mijëra mbështetës të Vetëvendosjes, përmes kësaj performance po kërkojnë zgjedhje të reja.
Gjithë këta qytetar, thërrisnin emrin e Albin Kurtit.
Ndërsa vet kryeministrin në detyrë, pak para përfundimit të këtij aktiviteti doli për ti përshëndetur përkrahësit e tij.
Prezenca e tij u përcoll me duartrokitje të mëdha nga pjesëmarrësit e protestës.
Ndërkohë, edhe disa nga deputetët e VV-së dolën për ti përshëndetur mbështetësit e tyre.
Këtë gjë e bënë nga ndërtesa e Kuvendit, ndërsa shumë mbështetës të VV-së pati edhe në sheshin Adem Jashari.
(Kosova Sot Online)