“A i mbylle këmbët”, pyetjet skandaloze për të përdhunuarën i kushtojnë shtrenjtë gjyqtarit

  • 28 May 2020 - 22:27
 “A i mbylle këmbët”, pyetjet skandaloze për të përdhunuarën i kushtojnë shtrenjtë gjyqtarit

Një gjykatës në New Jersey është shkarkuar nga posti pas disa pretendimeve për shkelje ligjore dhe abuzime, përfshi dhe një rast kur pyeti viktimën e përdhunimit nëse ishte përpjekur të ndalonte sulmin seksual.

Gjykatësi John F. Russo Jr. u largua nga detyra pas ankesës së katërt vitin që shkoi, mes disa shkeljeve të rregullores, si në sallën e gjyqit ashtu dhe duke kërkuar favore personale nga stafi i gjykatës.

Në një nga pretendimet ankimuesi thotë se Russo e pyeti viktimën e përdhunimit sesi ishte përpjekur të ndalonte sulmin seksual, duke përfshirë dhe shprehje si “a u përpoqe të bllokosh pjesët trupore” ose “të mbyllësh këmbët,” pasi ajo përshkruante sulmin në detaje.

“Sjellja e tij ka thyer besimin e publikut. Shkeljet e vazhdueshme dhe sjelljet jo-etike kanë dëmtuar integritetin e procedurës gjyqësore dhe reflektojnë një mangësi në aftësinë e shërbimin si gjykatës,” thuhej në vlerësimin e komisionit për Russo.

Russo argumentonte se në rastin e viktimës së përdhunimit po përpiqej të ndihmonte një “viktimë të demoralizuar gjatë ekzaminimit të rrethanave, si dhe ripërfshirjen e saj në seancë”.

Komisioni reagoi duke thënë se pyetjet vulgare të Russo ishin të panevojshme dhe të gabuara.

(Kosova Sot Online)