Deputeti serb fyen shqiptarët: S’mund t’jua lëmë tokën muslimanëve!

  • 29 May 2020 - 14:23
Deputeti serb  fyen shqiptarët: S’mund t’jua lëmë tokën muslimanëve!

Politikanët serbe në parlamentin malazez kanë rikthyer tensionet mes Serbisë dhe Malit të Zi të cilat janë reflektuar dhe në një gjuhë anti-shqiptare.

Milutin Gjukanoviç, tha se Mali i Zi falë serbëve, nuk iu dorëzua projektit të Shqipërisë së Madhe:

Ne jemi shtylla e Malit të Zi shumica e krishterë, shumica ortodokse, të cilët nuk pranuan të jenë shërbëtorë të projektit të Shqipërisë së Madhe…Ne nuk duam t’jua trashëgojmë Malin e Zi shqiptarëve, boshnjakëve, muslimanëve pra. Ne po luftojmë për mbijetesën e besimit të krishterë dhe ortodoks në këtë zone.

Po ashtu reagime pati edhe nga deputetja malazeze Aleksandra Vukoviç e cila tha se askush nuk e kishte ofenduar ndonjëherë Malin e Zi në mënyrë kaq të neveritshme.

Ju keni lënë një njollë të turpshme mbi historinë e politikës suaj. Kjo është arsyeja pse do t’ju duhet një ligj për amnisti dhe falje nga qytetarët malazezë për atë që po bëni sot,” tha Vukoviç, në reagimin ndaj kolegut serb.


(Kosova Sot Online)