Raketa e kompanisë SpaceX shpërthen gjatë testimit
Një prototip i një rakete të kompanisë SpaceX ka shpërthyer gjatë testimit të premten në pjesën jugore të Teksasit në Shtetet e Bashkuara.
Shpërthimi i kësaj rakete nuk ishte i lidhur me nisjen e dy astronautëve të NASA-s nga Qendra Hapësinore “Kennedy” në Florida, ku do të përdoret një sistem tjetër raketor.Raketa u përfshi nga flakët në qendrën testuese “Boca Chica” të kompanisë SpaceX. Nuk pati raportime fillestare për ndonjë person të lënduar, shkruan “The Guardian”.
(Kosova Sot Online )