Kafenetë pritet të hapen të hënën, këto janë masat që duhet t’i zbatojnë

  • 30 May 2020 - 09:46
Kafenetë pritet të hapen të hënën, këto janë masat që duhet t’i zbatojnë

Nga 1 qershori pritet rihapja e kafeneve dhe restauranteve në Kosovë.

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka dhënë detaje për masat e reja që do të zbatohen në kafenetë që do të rihapen nga e hëna.

Masat duhet të respektohen nga pronarët e gjithë kafeneve, ku kërkohet që tavolinat të kenë dictancë 1.5 metra nga tjetra, stafi të jetë i paisur me maska, të ketë dezinfektues për klientët.

Po ashtu, menytë e ushqimit kërkohet të jenë njëpërdorimëshë, xhamat e kafeneve të qëndrojnë hapur si dhe të vendosen pankarta që ua rikujtojnë klientëve të mbajnë distancën, higjienën etj.

(Kosova Sot Online )