Arrestohet një person në Mitrovicë – Bëri thirrje terroriste

  • 30 May 2020 - 10:37
Arrestohet një person në Mitrovicë – Bëri thirrje terroriste

Dje në komunën e Mitrovicës policia e Kosovës ka arrestuar një person për arsye se dyshohet që ka bërë thirrje për terrorizëm.

Policia bën me dije se i dyshuari thirrjen e ka bërë në rrjetin social Facebook.

“SHTYTJE NË KRYERJE TË VEPRAVE PENALE TERRORISTE -Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social kishe komente me elemente të veprës penale në fjalë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

(Kosova Sot Online)