E thotë Profesori i njohur: Pas marrëveshjes me Serbinë vijnë zgjedhjet e reja, koalicionet mes partive politike pa vija të kuqe

  • 01 June 2020 - 06:59
E thotë Profesori i njohur: Pas marrëveshjes me Serbinë vijnë zgjedhjet e reja, koalicionet  mes partive politike pa vija të kuqe

“Pas kësaj marrëveshjeje do të shkohet në zgjedhje. Këtë e din mirë PDK. Por, ajo po ikë nga gjendja dhe po kërkon zgjedhje, në njërën anë, ndërsa me anën tjetër, do të përkrahë Qeverinë dhe do të jetë edhe pro marrëveshjes me Serbinë. Tërë kjo i nevojitet kësaj partie për të treguar se nuk është me Thaçin dhe se dëshiron zgjedhje. Sa do të vazhdon kjo, po e përsëris, varet nga qëndrimet e Vashingtonit. Pas marrëveshjes janë të mundshme të gjitha formulat e koalicioneve dhe natyrisht do të zhvillohen edhe zgjedhjet e reja. Këtej vijmë në përfundim se kjo Qeveri ka jetë për një kohë vetëm derisa do të bëhet marrëveshja me shtetin serb. Me përfundim të kësaj përfundon edhe jeta e Qeverisë së krijuar sipas projektit Thaçi Mustafa”, thotë Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi, duke pritur formimin e Qeverisë në ardhje nga LDK, vlerëson se kjo qeveri, përveç që është e të pa dobishme për vendin, do të jetë edhe shumë jetëshkurtër, Qeveri me mision të caktuar në dëm të shtetit të Kosovës, për ta përmbushur misionin e Hashim Thaçin në arritjen e marrëveshjes me Serbinë dhe sigurimin e votave të mjaftueshme për ratifikimin në Kuvend.

Zyrtarët e lartë të PDK-së, duke filluar nga kryetari Kadri Veseli e të tjerët, deri në nivel kryetarë degësh, po vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të reja pa shumë vonesa, pas kalimit të situatës me pandeminë e koronavirusit, sado që në ardhje e sipër kemi një Qeveri të re që do të drejtohet nga LDK-ja, në bashkëqeverisje me AAK dhe NISMA. Analisti Kelemdni konsideron se kjo është një taktikë e mirë menduar nga PDK dhe LVV-që tëmbledhin sa më shumë vota, duke kritikuar qeverinë dhe duke vazhduar të jenë aktiv në kërkim të zgjedhjeve.

“PDK ka kohë që gjoja po kërkon zgjedhje të reja parlamentare. Këtë po e bënë me paramendim në mënyrë që të jeta aktive në elektorat, madje edhe duke kritikuar çdo segment të qeverisjes, sepse kështu do të fitoj në vota. Qeveria aktuale nuk duhet të ketë jetë të gjatë. Pa PDK-në është e pamundur të funksionoj kjo Qeveri. Qeveria e LDK -së dhe e tandemit Thaçi-Mustafa do të ketë jetë aq sa amerikanët dëshirojnë. E ata duan marrëveshjen me shtetin serb”, thotw Muhamet Kelmendi.

Sipas Kelmendit PDK-ja duke kërkuar zgjedhje të reja, bënë një mashtrim mjeshtëror ndaj elektoratit, duke u paraqitur kinse opozitare ndaj Presidentit i cili nuk është për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por për vazhdimin e mandatit kushtetues katërvjeçar të qeverisë që ai me Isa Mustafën po e dizajnojnë sipas projektit të tyre.

“Pas kësaj marrëveshjeje do të shkohet në zgjedhje. Këtë e din mirë PDK. Por, ajo po ikë nga gjendja dhe po kërkon zgjedhje, në njërën anë, ndërsa me anën tjetër, do të përkrahë Qeverinë dhe do të jetë edhe pro marrëveshjes me Serbinë. Tërë kjo i nevojitet kësaj partie për të treguar se nuk është me Thaçin dhe se dëshiron zgjedhje. Sa do të vazhdon kjo, po e përsëris, varet nga qëndrimet e Vashingtonit. Pas marrëveshjes janë të mundshme të gjitha formulat e koalicioneve dhe natyrisht do të zhvillohen edhe zgjedhjet e reja. Këtej vijmë në përfundim se kjo Qeveri ka jetë për një kohë vetëm derisa do të bëhet marrëveshja me shtetin serb. Me përfundim të kësaj përfundon edhe jeta e Qeverisë së krijuar sipas projektit Thaçi Mustafa”, thotë Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)