Pezullohet vendimi për dezinfektimin e mauneve dhe kamionëve në pikat kufitare që kushtonte 22 euro

  • 01 June 2020 - 17:24
 Pezullohet vendimi për dezinfektimin e mauneve dhe kamionëve në pikat kufitare që kushtonte 22 euro

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka pezulluar kontratën për pagesën e tarifës prej 22 eurove për dezinfektim të mauneve që hyjnë në Republikën e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të MPBAP’së në Facebook.

“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet në njoftimin e MPBAP’së.

Importuesve të mallrave nga Shqipëria, prej sot u është kërkuar të bëjnë dezinfektimin e automjeteve në hyrje të kufirit doganor në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)