Detaje nga tre fëmijët dhe prindërit të infektuar në Fushë Kosovë

  • 02 June 2020 - 07:20
Detaje nga tre fëmijët dhe prindërit të infektuar në Fushë Kosovë

Pesë raste të reja me koronavirus janë paraqitur mbrëmë në Komunën e Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj komune Ali Topalli thotë se të pesë personat e infektuar janë nga e njëjta familje dhe sipas tij në bazë të informacioneve të para ato janë raste kontakti.

“Për momentin është e pamundur të biem në kontakt me këtë familje, por kemi mësuar se datëlindja e çiftit është rreth vitit 1980 dhe tre fëmijëve të tyre”, tha ai.

Topalli thotë se kjo familje kanë miqësi me një familje në Vushtrri nga ku edhe dyshohet se kanë marrë infeksionit.

Zëdhënësi i Fushë Kosovës thotë se para këtij rasti në këtë komunë kanë pasur vetëm tetë raste dhe që të gjithë ishin shëruar.

(Kosova Sot Online)