Ja pse duhet ta bllokon urgjentisht Bashkimi Evropian projektin Thaçi-Vuçiq për ndryshim të kufijve

  • 03 June 2020 - 07:00
Ja pse duhet ta bllokon urgjentisht Bashkimi Evropian projektin Thaçi-Vuçiq për ndryshim të kufijve

“Se sa thellë janë rrënjët e këtij projekti Thaçi Vuçiq, tregon edhe fakti i tërheqjes së njohjeve të shtetit të Kosovës, projekt në të cilin kanë qenë bashkëpunëtor shumë njerëz e udhëheqës në bashkësinë ndërkombëtare, e çka është më e keqja edhe presidenti Thaçi. A thua a e ka dëgjua ndokush presidentin Thaçi të ketë reaguar ndaj fushatës së Serbisë për ç’njohje? Unë se kam dëgjuar asnjëherë! Edhe ky është një argument që Thaçi dhe të tjerët, po duan që Kosovën ta mbështetin për muri në mënyrë që të pranoj çdo gjë që i vjen përpara, nën kërcënimin e humbjes së tërësishme të shtetësisë së vetë. BE është bashkëfajtore me krijimin e kësaj gjendje rreth kufijve, sepse ka bashkëpunuar me njerëz që themelet i kanë në nëntokë. Ata i kanë mbyllë sytë ndaj të keqes, kanë favorizuar të fortin, dhe kanë lejuar që gabimet e tyre ti shfrytëzojnë impulsivet, por edhe armiqtë e Kosovës”, thotë Hysni Aliu.

Image
Hysni Aliu

Derisa faktori ndërkombëtar është në pritje të formimit të Qeverisë së re, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, dhe fillimit të dialogut me Serbinë të bllokuar qe nga vendosja e taksës nga ish Qeveria Haradinaj, temë shqetësuese që po diskutohet në kanalet diplomatike është projekti Thaçi Vuçiq për korrigjim të kufijve. Ky projekt ka kohë që është kundërshtuar edhe nga zyrtarët e lartë të BE-së, pjesë e procesit të ndërmjetësimit në bisedime. Së fundi, edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e ka kundërshtuar përsëri opsionin e marrëveshjes me Serbinë me korrigjim të kufijve, duke thënë se kjo paraqet rrezik potencial për destabilizimin e rajonit dhe më gjerë. “Së pari, duhet thënë se marrëveshja duhet të jetë mes serbëve dhe kosovarëve. Nëse ata nuk pajtohen, atëherë asgjë. Por, është thënë tashmë se marrëveshja duhet të pranohet nga bashkësia ndërkombëtare. Ato, Kosova dhe Serbia, nuk i kanë duart e lira që të vendosin çfarëdo të duan, sepse mund të ketë edhe pasoja kolaterale në rajon. Dihet shumë mirë se sa e ndjeshme është të ndryshohen kufijtë...Nëse filloni t’i ndryshoni kufijtë në një vend, atëherë edhe të tjerët mund të thonë se duan të njëjtën gjë. Pra, gjëja më e mirë për t’u bërë është ruajtja e status quo-së dhe të shihet se si do të shkojnë negociatat. Është e qartë se ne në BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve. Po ashtu, disa shtete anëtare janë kundër çfarëdo lëvizjeje në këtë drejtim”, ka thënë Josep Borrell.

E sipas analisti politik, doktor Hysni Aliut, ky qëndrim i qartë i BE-së duhet të shërben deri në fund si parim kryesor i zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisëm dhe të jetë pika kryesore e arritjes së marrëveshjes për pajtim dhe njohje pasi që po shihet ashiqare që projekti Thaçi Vuçiq, është një projekt luftënxitës, që ka implikim rajonale dhe më gjerë. “Fatmirësisht edhe Z. Borrel, ka qenë i detyruar që të përfaqëson linjën e BE- së e jo atë personale.

Ai që nuk mëson nga historie, është i dënuar të dështoj. Kosova dhe më konkretisht përfaqësuesit e saj të deri tanishëm, kanë ra vazhdimisht në kurthet e Serbisë gjatë dialogut 8 vjeçar”, thotë doktor Hysni Aliu. Sipas tij, edhe fusnota, që për zonjën Edita Tahirin ishte flluskë e borës, u shndërrua në një bjeshkë gjigante që me peshën e saj filloj të çrrënjosë themelet e pavarësisë së shtetit tonë. “Çështja e fusnotës, dhe parashikimi i Editës për të, është vetëm një shembull se sa fëmijëror ka qenë ekipi ynë negociues i prirë nga presidenti Thaçi. Se sa thellë janë rrënjët e këtij projekti Thaçi Vuçiq, tregon edhe fakti i tërheqjes së njohjeve të shtetit të Kosovës, projekt në të cilin kanë qenë bashkëpunëtor shumë njerëz e udhëheqës në bashkësinë ndërkombëtare, e çka është më e keqja edhe presidenti Thaçi. A thua a e ka dëgjua ndokush presidentin Thaçi të ketë reaguar ndaj fushatës së Serbisë për ç’njohje? Unë se kam dëgjuar asnjëherë! Edhe ky është një argument që Thaçi dhe të tjerët, po duan që Kosovën ta mbështetin për muri në mënyrë që të pranoj çdo gjë që i vjen përpara, nën kërcënimin e humbjes së tërësishme të shtetësisë së vetë. BE është bashkëfajtore me krijimin e kësaj gjendje rreth kufijve, sepse ka bashkëpunuar me njerëz që themelet i kanë në nëntokë. Ata i kanë mbyllë sytë ndaj të keqes, kanë favorizuar të fortin, dhe kanë lejuar që gabimet e tyre ti shfrytëzojnë impulsivet, por edhe armiqtë e Kosovës”, thotë Hysni Aliu.

Sipas Aliut çdokush duhet të merr mësim nga historia, e posaçërisht udhëheqësit e shtetit, dhe këtë duhet ndërlidhur me kohën e Hitlerit.

“Edhe në kohën e luftës së dytë botërore, shumëkush e shumë shtete ju bashkëngjitën Hitlerit ne projektin e tij të çmendur, por të gjithë në fund pësuan rëndë me përfundimin e luftës, dhe paguan çmim të rëndë, sepse e drejta gjithmonë fiton mbi të keqen. Edhe këta që sot po mendojnë që duhet të shfrytëzohet rasti sepse janë rrethana të veçanta në botë, po gabojnë, si rrjedhojë do të dalin humbës. BE, nëse donë të mbroj interesat e veta në Ballkan dhe të parandaloj luftërat në të ardhmen e afërt, duhet të investoj në njerëz e organizata të dinjitetshme, në mënyrë që pushteti të bartet nga kriminelët tek ata që krijojnë prosperitet për qytetarët e vetë. Forcimi i shqiptarëve dhe shteteve të Kosovës e Shqipërisë, do të thotë forcim edhe i Ballkanit, i sigurisë rajonale e evropiane, por edhe forcim i vetë BE-së. Forcimi i këtyre dy shteteve, do ishte një kundërpeshë e rëndësishme ndaj dominimit Rus e Kinez, dhe njëherësh do të sillte mundësinë e një marrëveshje Kosovë Serbi”, thotë doktor Hysni Ali.

(Kosova Sot Online)