Lladrovci thotë se VV’së e Vjosës u doli gjumi: Keqpërdorën pa shije emrin e Familjes Jashari

  • 03 qershor 2020 - 07:22
Lladrovci thotë se VV’së e Vjosës u doli gjumi: Keqpërdorën pa shije emrin e Familjes Jashari

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, propozimin për emërimin e Murat Jasharit për kryeministër konsensual e vlerëson si të vonshëm.

Lladrovci ka cekur se nëse do të ishte vullneti për emrin përbashkues për skenën aktuale politike, kjo duhej bërë pas letrës së parë të Presidentit kur Vetëvendosjes iu kërkua emri i mandatarit.

Postimi i plotë i kryetarit Lladrovci:

Befasi pas befasie nga Vetëvendosja! Pesë para dymbëdhjetëve, me ide të mëdha. Kur ishte mundësia që Baca Adem të zgjidhej President, Albini që bëri emër nën hijen e tij, heshti.

Nesër pritet të zgjidhet Qeveria Hoti, Vetëvendosjes sonte i del gjumi, besa edhe Vjosës. Keqpërdorin pa shije, emrin e Familjes Jashari.

Nëse do të ishte vullneti për emrin përbashkues për skenën aktuale politike, kjo duhej bërë pas letrës së parë të Presidentit kur Vetëvendosjes iu kërkua emri i mandatarit. Vonë, vonë edhe për ide!


(Kosova Sot Online)