Deputetët e Listës Serbe arrijnë në Kuvend

  • 03 June 2020 - 10:28
Deputetët e Listës Serbe arrijnë në Kuvend

Deputetët e subjektit politik Lista Serbe janë parë tek hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Në ora 11:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re me në krye Avdullah Hotin e LDK’së.

Lista Serbe është e përfaqësuar në Kuvend me 10 deputetë të cilët do ta votojnë ekzekutivin e ri.

Lista Serbe dhe do të jenë pjesë e qeverisë Hoti, të përfaqësuar me së paku një zëvendëskryeministër.

Nuk dihet se sa ministri do të udhëheqin Lista Serbe në qeverinë e re, pasi akoma nuk është bërë publike marrëveshja e koalicionit mes LDK’së dhe këtij subjekti politik.

(Kosova Sot Online)