Spanja pranon turistët e huaj nga 1 korriku

  • 05 June 2020 - 16:45
 Spanja pranon turistët e huaj nga 1 korriku

Spanja pritet që të  hapë dyert e saj për turistët e huaj nga 1 korriku.

Ky sqarim vjen pasi Ministri i Turizmit fillimisht tha, të enjten, që tha se kufizimet në kufijtë tokësorë do të hiqen nga 22 qershori.

Komisioneri i BE-së për Punët e Brendshme u ka bërë thirrje shteteve të bllokut që të rihapin kufijtë e tyre të brendshëm deri në fund të këtij muaji.

Spanja ka regjistruar pothuajse 28,000 vdekje dhe më shumë se 233,000 raste të konfirmuara që prej fillimit të shpërthimit të koronavirusit.

(Kosova Sot Online)