Kjo do të jetë e ardhmja e LDK-së pas shkeljes së premtimeve

  • 05 June 2020 - 18:01
Kjo do të jetë e ardhmja e LDK-së pas shkeljes së premtimeve

”LDK e dëshmoi që për pak pushtet është në gjendje të bëj çmos. Pushtet që do ta ketë vetëm për disa muaj. Po sa t'i kryej pazaret e tij për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, Hashim Thaçi do t'i dërgoj në koshin e plehrave. Cili do të jetë fati i LDK-së? Në zgjedhjet e fundit mbi 200 mijë vota i fituan falë kandidaturës së Vjosa Osmanit. Kurse në zgjedhjet e ardhshme do të luftojnë për prag, sepse më s'do të mund të fshihen prapa Vjosës. Nuk mund ta tradhtojnë më elektoratin me përrallat e rugovizmit dhe vrasjeve të pasluftës. Kjo LDK e sotme dhe LDK e Rugovës nuk kanë asgjë të përbashkët”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Analistët politik e shohin një të ardhme jo të favorshme për LDK-në, në zgjedhjet që vijnë,pas këtyre zhvillimeve të fundit në skenën politike, prishjes së koalicionit me LVV-n dhe përqafimin e pa pritur të koalicionit tepër jo serioz, për interesa të ngushta, me ish partnerët e koalicionit PAN, me AAK, NISMA dhe Listën Serbe, pa votat e të cilëve nuk do të bëhej kjo qeveri e re kundër kushtetuese. Analisti politik Faik Krasniqi thotë se në të ardhmen e afërt, në zgjedhjet që do të vijnë së shpejti. LDK-ja do ta paguan shtrenjtë çmimin e ndëshkimit elektoral, kur dihet se nga ky koalicion janë distancuar një shumicë e elektoratit të mashtruar në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, madje kundër këtij koalicioni janë deklaruar edhe disa nga figurat më të votuara, duke filluar nga Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku e deputetët Haxhi Avdyli dhe Fatmir Rexhepi. Për të qenë situata edhe më serioze, kryetari Mustafa ka paralajmëruar edhe masa ndëshkimi për Vjosa osmanin që nuk ka pranuar ta drejton seancën e Kuvendit për votimin e Qeverisë Hoti.

Erodimi i LDK-së në të ardhmen, sipas analistit politik Faik Krasniqi është i pashmangshëm sepse deformimi ka filluar dhe nuk po ndalet që nga vdekja e Presidentit historik Ibrahim Rugova. Prej athet identiteti dhe parimet burimore të këtij subjekti politik janë shkelur, harruar dhe injoruar në tersi për interesa të individëve të caktuar të cilët, sipas Krasniqit, ju nënshtruan politikës së PDK-së dhe u shndërruan në servil të Hashim Thaçit.

Image
Faik Krasniqi

“Prej vdekjes se ish presidentit Rugova, LDK-ja ka shërbyer si satelit i Hashim Thaçit. Një gjë të tillë e dëshmoi edhe kësaj radhe. Dy herë koalicion me PDK-në. Zgjedhja e Hashim Thaçit president. Këto ishin të bëmat më të mëdha që kjo LDK i bëri Kosovës dhe elektoratit të saj. Edhe rrëzimi i Qeverisë Kurti në kohë pandemie ishte një skenar i mirë përgatitur nga Hashim Thaçi dhe veglat e tij në LDK”, thotë Faik Krasniqi. Shkelja mbi parimet dhe identitetin, nga lakmia për pak pushtet, sipas Faik Krasniqit, do ti hakmerret rëndë në të ardhmen e afërt LDK-së edhe ashtu të shkatërruar e të degraduar nga drejtuesit e deritashëm, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, por që ka kulmuar me kryetarin Isa Mustafa. ”LDK e dëshmoi që për pak pushtet është në gjendje të bëj çmos. Pushtet që do ta ketë vetëm për disa muaj. Po sa t'i kryej pazaret e tij për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, Hashim Thaçi do t'i dërgoj në koshin e plehrave. Cili do të jetë fati i LDK-së? Në zgjedhjet e fundit mbi 200 mijë vota i fituan falë kandidaturës së Vjosa Osmanit. Kurse në zgjedhjet e ardhshme do të luftojnë për prag, sepse më s'do të mund të fshihen prapa Vjosës. Nuk mund ta tradhtojnë më elektoratin me përrallat e rugovizmit dhe vrasjeve të pasluftës. Kjo LDK e sotme dhe LDK e Rugovës nuk kanë asgjë të përbashkët. Në atë parti me përjashtim të Vjosa Osmanit, Lumir Abdixhikut dhe Haxhi Avdylit, të gjithë të tjerët janë një grumbull lakmitaresh dhe servil të Hashim Thaçit. Zgjedhjet vijnë në një të ardhme të afërt. Më së largu deri në shkurt 2021 kur i mbaron mandati presidentit aktual. Sovrani nuk harron”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)