Ja pse do të shpallet përfundimisht i vdekur projekti Thaçi - Vuçiq për korrigjimin e kufijve-ndarjen

  • 06 June 2020 - 08:42
Ja pse do të shpallet përfundimisht i vdekur projekti Thaçi - Vuçiq për korrigjimin e kufijve-ndarjen

“Në Bruksel janë të vetëdijshëm se çdo lëvizje kufijsh në rajonin e Ballkanit hap problem të tjera që mund të qoj në konflikte sikur ato të fundviteve ’90-ta dhe projekt i integrimit të Ballkanit në BE do të merrte fund, pasi çdo destabilitet në Ballkan do t’i shkonte përshtati vetëm Rusisë për t’i shtyrë përpara interesat gjeo-strategjike të saja sidomos në shtete me shumicë sllave dhe kjo më pas do të paraqiste një sfidë të madhe për BE qoftë në aspektin politik, të sigurisë dhe në atë ekonomik. Andaj Brukseli por edhe Uashingtoni do t’i shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejtë një marrëveshje e cila patjetër që do të përmbajë edhe njohjen reciproke në mes të dy shteteve ku palëve do t’iu premtohet fonde për investime në ekonomi por edhe përkrahje e fuqishme për integrimet e tyre BE, por edhe në NATO, pa marrë parasysh se Serbia gjoja ka shpallur një lloj neutraliteti ushtarak, por në fund të fundit edhe Beogradi zyrtar do të pranoje të jetë pjesë e NATO-s, pasi nuk do të ndihet komod në rast se do të jetë e rrethuar me shtete që janë anëtare të NATO-s duke përfshirë edhe Kosovën”, thotë analisti politik Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Analisti politik Nexhat Haziri, pret që Bashkimi Evropian, të gjitha shtetet, të bashkohen në një qëndrim të përbashkët, pavarësisht disa dallimeve që kanë në raport me Kosovën shtet që akoma nuk e kanë njohur, dhe të mos lejojnë në asnjë mënyrë që temë diskutimi në procesin e fillimit të bisedimeve për marrëveshjen finale me Serbinë të jetë opsioni i ndryshimit të kufijve, pasi që pas këtij projekti fshihen interesat ruse të cilat po pretendon ti shtrij në Ballkan.

Nga ky aspekt hairi e sheh serioz edhe kundërshtimin ndaj projektit të korrigjimit të kufijve për të cilin është deklaruar Josep Borell. Prandaj Haziri beson që tani më veç sa nuk është anuluar edhe zyrtarisht një projekt i tillë nga bartja në tryezën e bisedimeve, por kjo pritet të shihet që nga takimet e para të riaktivizimit të dialogut.

“Projekti Thaçi Vuçiq për marrëveshjen finale Kosovë Serbi në bazë të shkëmbimit të territoreve të kamufluar gjoja si korrigjim kufijsh, projekt ky i përkrahur edhe nga Moska zyrtare, lirisht mund të themi së është një projekt i vdekur, pasi që ky projekt është refuzuar dhe kundërshtuar nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare qoftë në Uashington, Bruksel, Berlin e Londër, dhe qendra të tjera evropiane. Çështja Kosovë- Serbi, është problemi i fundi që ka mbetur akoma i pazgjedhur nga dezintegrimi i ish-federatës jugosllave dhe parimet e mos ndryshimit të kufijve të shteteve që kanë dal nga kjo federatë dhe nga luftërat që e kanë pasuar rënien e saj, vlejnë edhe për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, ku pritet të arrihet marrëveshja në mes dy shteteve pa ndryshim të kufijve të tyre, apo pa shkëmbim meritorësh”, thotë analisti Nexhat Haziri.

Sipas tij, vetëdija për rrezikun që paraqet ndryshimi i kufijve në Ballkan, gjithnjë e më shumë po ngritët te të gjitha vendet e BE-së.

“Në Bruksel janë të vetëdijshëm se çdo lëvizje kufijsh në rajonin e Ballkanit hap problem të tjera që mund të qoj në konflikte sikur ato të fundviteve ’90-ta dhe projekt i integrimit të Ballkanit në BE do të merrte fund, pasi çdo destabilitet në Ballkan do t’i shkonte përshtati vetëm Rusisë për t’i shtyrë përpara interesat gjeo-strategjike të saja sidomos në shtete me shumicë sllave dhe kjo më pas do të paraqiste një sfidë të madhe për BE qoftë në aspektin politik, të sigurisë dhe në atë ekonomik. Andaj Brukseli por edhe Uashingtoni do t’i shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejtë një marrëveshje e cila patjetër që do të përmbajë edhe njohjen reciproke në mes të dy shteteve ku palëve do t’iu premtohet fonde për investime në ekonomi por edhe përkrahje e fuqishme për integrimet e tyre BE, por edhe në NATO, pa marrë parasysh se Serbia gjoja ka shpallur një lloj neutraliteti ushtarak, por në fund të fundit edhe Beogradi zyrtar do të pranoje të jetë pjesë e NATO-s, pasi nuk do të ndihet komod në rast se do të jetë e rrethuar me shtete që janë anëtare të NATO-s duke përfshirë edhe Kosovën. Dhe me marrëveshjen Kosovë-Serbi, përfundimisht Uashingtoni dhe Brukseli do ta mbajnë larg Rusinë nga rajoni i Ballkanit dhe ndikimin e saj për ta destabilizuar rajonin”, thotë analisti politik Nexhat Haziri.

(Kosova Sot Online)