Flet Preteni: Ja pse me Qeverinë Hoti nuk do të ndodhë asnjë hap përpara në reformën ligjore kundër korrupsionit

  • 06 June 2020 - 12:30
Flet  Preteni: Ja pse me Qeverinë Hoti nuk do të ndodhë asnjë hap përpara në reformën ligjore kundër korrupsionit

“Qeveria në letër e ka Kryeministrin e në fakt kjo qeveri udhëhiqet nga dikush tjetër jashtë qeverisë, udhëhiqet nga dy persona që në angazhimin e tyre për shtet nuk e kanë asnjë pozitivitet. Vjedhje, zhvatje dhe shantazh, dy persona që ecin me pesë këmbë. Ministri i Drejtësisë një ditë tha se nuk do të ketë Vetting e ditën tjetër do të ketë por jo pa mbështetje ndërkombëtare. Nuk guxon i mjeri asnjë hap të ndërmerr pa shikuar anash. Çdo ditë do ti raporton shefit partiake dhe çdo ditë nga i njëjti do të pranon detyra. Kryeministri Avdullah Hoti nuk do të merr asnjë vendim të vetëm, nuk do të identifikohet me asnjë veprim që do ta identifikonte si lider. Trupi do lëvizë me kokën e dirigjuar nga së paku dy persona, kjo është qeveri-marionetë e paparë në Kosovë në shekullin 21”, thotë Hasan Preteniasan Preteni.

Image
Hasan Preteni

Njohësi i fushës së sundimit të ligjit, ekspert me përvojë, dy mandate në krye të Agjensionit Kundër Korrupsionit në Kosovë Hasan Preteni, nuk beson që presioni ndërkombëtar ndaj Qeverisë Hoti, për ti vazhduar reformat në drejtësi për ta fuqizuar sundimin e ligjit, që do të kenë efektin e vetë pozitiv. Prishja e koalicionit me VV-në, dhe ikja nga ai program qeverisës, sipas Pretenit do të bëjë që të mos ecën përpara as programi i reformave që po kërkohen nga ndërkombëtarët prej Qeverisë së Kosovës.

“Asnjë hap përpara në reformën ligjore kundër korrupsionit nuk do të ndodhë. Kryeministri nuk është vetvetja, është i shantazhuar nga të gjithë ata që e dominuan. Ata që e votuan dhe ata që ja siguruan votat. Avdullahu ecën vetëm, ashtu siç ndodhi në cirkun para Gardës së FSK-së. Nuk e gjeni asnjë rast qe dikush paradon i vetëm. As në Afrikë, as në Amerikën Latine dhe askund në botë, në parakalim nuk ecën vetëm. Në Kosovë Dulla pa fije turpi dhe pa asnjë konsultim, ishte dashtë së paku ta konsultonte bashkë partiakun nga Ministria e Mbrojtjes. Kjo Qeveri është votuar vetëm për tu djegur në temat që nuk kanë të bëjnë me brendinë e Kosovës. Do e largon reciprocitetin, do i ti ngris gishtat dhe duart kur ti sinjalizon Thaçi dhe asgjë tjetër. Kjo Qeveri i ka 4 Zv. Kryeministra, secili prej tyre do ti menaxhoj ministrat e partisë së vetë, krerët e partive politike kanë qenë të kujdesshëm që aty ti pozicionojnë personat e shantazhuar që nuk guxojnë që liderëve partiake të thonë Joo. Zv. Kryeministrat dhe ministra janë emëruar ish këshilltarët pa përvojë politike, jo të sfiduar në zgjedhje lokale, shumica ish këshilltar, kukulla-marioneta”, thotë Hasan Preteni.

Sipas Pretenit, kryeministri dhe kjo qeveri e drejtuar nga Avdullah Hoti, do të qeveriset nga prapaskena dhe jo nga vendimet burimore, vetanake që do të duhej të merreshin sipas programit qeverisës.

“Qeveria në letër e ka Kryeministrin e në fakt kjo qeveri udhëhiqet nga dikush tjetër jashtë qeverisë, udhëhiqet nga dy persona që në angazhimin e tyre për shtet nuk e kanë asnjë pozitivitet. Vjedhje, zhvatje dhe shantazh, dy persona që ecin me pesë këmbë. Ministri i Drejtësisë një ditë tha se nuk do të ketë Vetting e ditën tjetër do të ketë por jo pa mbështetje ndërkombëtare. Nuk guxon i mjeri asnjë hap të ndërmerr pa shikuar anash. Çdo ditë do ti raporton shefit partiake dhe çdo ditë nga i njëjti do të pranon detyra. Kryeministri Avdullah Hoti nuk do të merr asnjë vendim të vetëm, nuk do të identifikohet me asnjë veprim që do ta identifikonte si lider. Trupi do lëvizë me kokën e dirigjuar nga së paku dy persona, kjo është qeveri-marionetë e paparë në Kosovë në shekullin 21”, thotë Hasan Preteniasan Preteni.

(Kosova sot Online)