Kurti lajmërohet në Twitter: Po e humbim shtetësinë me heqjen e reciprocitetit

  • 06 June 2020 - 14:40
Kurti lajmërohet në Twitter: Po e humbim shtetësinë me heqjen e reciprocitetit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar përsëri përmes Twitterit për heqjen e reciprocitetit nga qeveria Hoti.

Kurti ka shkruar se Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog.

“Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog dhe kjo është dëshmuar me heqjen e taksës prej 100 për qind”, ka shkruar ai.

Tutje, Kurti ka thënë se mohimi i reciprocitetit është mohim i pavarësisë së Kosovës.

“Mohimi i kësaj nënkupton mohim të deklaratës sonë të pavarësisë si shtet sovran, të cilën asnjë lider në Kosovë nuk ka të drejtë ta bëjë”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)