E thotë Krasniqi: Qeveria Hoti e nënshtruar ndaj listës serbe dhe Beogradit

  • 07 June 2020 - 16:59
E thotë Krasniqi: Qeveria Hoti e nënshtruar ndaj listës serbe dhe Beogradit

Lista serbe është e krijuar dhe e dirigjuar nga Beogradi. Respektivisht nga Aleksandër Vuçiq. Ajo vepron sipas urdhrave të Beogradit për interesat e Serbisë. Kjo qeveri u krijua nga Hashim Thaçi, për t'i shërbyer në mënyrë që ai ta zbatoj planin e tij për marrëveshje me Serbinë. Atij i është dashur një qeveri kukull me Listën serbe brenda, në mënyrë që qeveria të shantazhohet nga serbët brenda qeverisë”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Fillimi i punës së Qeverisë së Kosovës, mbledhjet e saj të para, dëshmuan aty për atu se Lista Serbe si pjesë e koalicionit LDK-AAK- Nisma, nuk e ndryshon qëndrimin sepse në Qeverinë e Kosovës e bënë politikën e Serbisë. Kjo më së miri u vërtetua në mbledhjen e dytë të Qeverisë Hoti, në të cilën mbledhje është votuar edhe Programi Qeverisës, por nuk e votuan anëtarët e kabinetit nga Lista serbe. Kryeministri Goran Rakiq dhe ministri Dalibor Jevtiq që i thanë jo programit të Qeverisë Hoti edhe pse ai program pikë kryesore ka heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe të gjitha barrierave të deritanishme të mbetura në fuqi. E lidhur me këtë sjellje skandaloze, ka reaguar analisti politik Faik Krasniqi, sipas të cilit ky fakt dëshmon se sa e varur do të vazhdon të jetë Qeveria Hoti nga Lista Serbe dhe votat e deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës.

Krasniqi thotë se ky është një nënshtrim i ulët i Qeverisë së Kosovës ndaj Beogradit, por që reflektohet nëpërmes të veprimeve të Listës Serbë pjesë e koalicionit me LDK-në.

Image
Faik Krasniqi

“Lista serbe është e krijuar dhe e dirigjuar nga Beogradi. Respektivisht nga Aleksandër Vuçiq. Ajo vepron sipas urdhrave të Beogradit për interesat e Serbisë. Kjo qeveri u krijua nga Hashim Thaçi, për t'i shërbyer në mënyrë që ai ta zbatoj planin e tij për marrëveshje me Serbinë. Atij i është dashur një qeveri kukull me Listën serbe brenda, në mënyrë që qeveria të shantazhohet nga serbët brenda qeverisë”, thotë analisti politik Faik Krasniqi. Sipas Krasniqit, Qeveria Kurti do të mbetet në kujtesë si qeverie vetme e cila e provoj dhe dëshmoi se mundë të qeveriste edhe pa u ndikuar dhe varur nga Lista serbe e Beogradi, por ata që janë të nënshtruar e shantazhuar nga Serbia nuk deshën të vazhdojnë një qeverisje të pa varur e të pa ndikuar nga Serbia, përmes të deleguarve që i ka në kuadër të Listës serbe dhe të përfshirë në Qeverinë Hoti.

“E vetmja qeveri e pasluftës qe nuk ishte e varur nga votat e serbeve, ishte qeveria Kurti që u rrezua nga këta patriot të rrejshëm. Një ndër arsyet e rrëzimit të asaj qeverie ishte edhe kjo. Idiotizmin më të madh për krijimin e kësaj qeverie e kanë bërë LDK, AAK dhe Nisma. Kanë dëshmuar që për pushtet janë në gjendje edhe ta dëmtojnë Kosovën. Por qytetaret nuk i harrojnë idiotizmat e tyre”, thotë Faik Krasniqi. Sipas Krasniqit, kjo qeveri e nënshtruar ndaj Listës serbe do të ketë jetë të gjatë vetëm derisa të arrihet marrëveshja me Serbinë, dhe pastaj do të shkohet në zgjedhje, kurse votuesit do të jenë ata që do të gjykojnë më së miri për ato që do bënë kjo Qeveri e LDK-AAK-NISMA. “Nuk dua ta paragjykoj epilogun e marrëveshjes, por kam një bindje se ajo marrëveshje s'do të jetë e mirë për ne, sepse Serbia nuk bënë luftë për asgjë. Mirëpo për një gjë jam shumë i sigurt se, kjo qeveri është krijuar vetëm për një gjë: arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Presidenti Thaçi do të jetë ai i cili do ta nënshkruaj marrëveshjen. Qeveria e Avdullah Hotit do ta implementoj. Me përjashtim të LVV-së, të gjitha partitë tjera shqiptare dhe minoriteteve do ta votojnë në Kuvend. Marrëveshja kalon në Kuvend. LVV do të protestoj me të gjitha mjetet brenda dhe jashtë Kuvendit me të gjitha mjetet e mundshme për ta parandaluar, por me 29 deputet s'do ja arrij që ta parandaloj votimin në Kuvend”, thotë Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)