Merkel dhe Macron: BE të përgatitet për pandeminë e radhës

  • 09 June 2020 - 23:01
 Merkel dhe Macron: BE të përgatitet për pandeminë e radhës

Disa liderë evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, i kërkuan sot Bashkimit Evropian që të studiojë mënyrat për të qenë më e mirëpërgatitur për një pandemi tjetër.

“Përgjigja kaotike ndaj koronavirusit të ri, i cili ka shkaktuar zyrtarisht 184 256 vdekje në BE, ngriti pikëpyetje për nivelin e gatishmërisë”, shkruhet në letrën e tyre drejtuar presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen.

“Kjo theksoi nevojën për një qasje në mbarë Europën, sidomos kur flitet për një valë të dytë të pandemisë”, vazhduan liderët.

Liderët vlerësojnë se Bashkimi Europian nuk tregoi se kishte përgatitjen e duhur përballë COVID-19.

(Kosova Sot Online)