Vuçiq mesazh ndërkombëtarëve: I gatshëm të bisedojë me Kosovën pa vendosur afate, njohja s’është në agjendë

  • 11 qershor 2020 - 16:36
Vuçiq mesazh ndërkombëtarëve: I gatshëm të bisedojë me Kosovën pa vendosur afate, njohja s’është në agjendë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se shteti i tij është i gatshëm të bisedojë me Kosovën “pa afate” dhe “në mirëbesim”, por se njohja reciproke nuk është në agjendë.

“Jemi të gatshëm për bisedime por… s’ka flamur të bardhë”, i ka thënë ai në një intervistë Reutersit.

Sipas tij, dialogu është i mirëpritur nëse është dialog… gjatë të cilit mund të shihet çfarë është e mundur, për çfarë mund të ketë kompromis.

“Besojmë se është në interesin e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare… që të flitet për qarkullimin e lirë të kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë u ndërprenë më 2018.

Presidenti serb gjatë kësaj interviste po ashtu ka thënë se shteti i tij do të ketë një çasje të balansuar kur janë në pyetje raportet me BE-në, Rusinë dhe Kinën.

(Kosova Sot Online)