Bekim Jashari jep një lajm të mirë për studentët e Skenderajt

  • 13 June 2020 - 10:47
 Bekim Jashari jep një lajm të mirë për studentët e Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se komuna që drejton ka shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët për vitin 2020.

Jashari ka thënë se këtë vit do t’I ndajnë 170 bursa me nga 300 euro për secilin student.

“Dje kemi shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e komunës sonë, për vitin 2020. Marrë parasysh situatën pandemike dhe faktin që për disa muaj është pezulluar mbajtja e ligjeratave për studentët, me qëllim të përfshirjes më të madhe të studentëve, këtë vit po i ndajmë 170 bursa për 170 studentë, me nga 300 euro për secilin student”, ka shkruar Jashari në Facebook.

(Kosova Sot Online)