Dy të infektuar me koronavirus në gjendje kritike
32 persona të prekur me COVID-19, janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.
Sipas këtij njoftimi, dy pacientë janë në gjendje kritike, derisa 12 të tjerë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.
Në klinikën Infektive në QKUK, sot me 13.06.2020, janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19. Gjendja e pacientëve të...
Publiée par QKUK- Shskuk info sur Samedi 13 juin 2020
(Kosova Sot Online)