Haradinaj uron Komunën e Gjilanit dhe atë të Dragashit

  • 15 June 2020 - 08:47
Haradinaj uron Komunën e Gjilanit dhe atë të Dragashit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar sot Komunën e Gjilanit dhe atë të Dragashit, për ditën e tyre të çlirimit.

Haradinaj tha se njëzet e një vite më parë qytetarët e Gjilanti dhe Dragashit nisën kapitullin e lirisë pas dekadave nën robëri.

“Falënderues gjithnjë, ndaj aleatëve ndërkombëtarë, që u bënë krah i yni në kohën kur na rrezikohej mbijetesa. Dragash e Gjilan, Urime Dita e Çlirimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)