Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

  • S.A /
  • 20 June 2020 - 08:01
Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri Hoti viziton Komunën e Hanit të Elezit. (Objekti i Komunës, ora 10:30)

Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një performance shënon Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve. (Stacioni i Trenave në Prishtinë, ora 11:00)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj viziton Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë. (Ora 11:00)

Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komunën e Pejës. (Objekti i komunës, ora 11:00)

Kryetari i komunës, Ardian Gjini, do të bëjë përurimi i rrugës në fshatin Demjan. (Ora 11:00)

Kryeministri Avdullah Hoti viziton bujtinat turistike në fshatin Drelaj, të Komunës së Pejës. (Drelaj, ora 11:40)

Bëhet promovimi i projektit “Vendi për Piknik” në fshatin Jabllanicë, ku merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Transporti i organizuar nga ana e komunës, nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

(Kosova Sot Online )