“Ka qenë dashnor i mbi 4000 grave”- Theu rekord në Gines, ylli i filmave p*rnografikë akuzohet për përdhunim: Femrat shkojnë vetë tek ai

  • G.G /
  • 24 June 2020 - 14:22
“Ka qenë dashnor i mbi 4000 grave”- Theu rekord në Gines, ylli i filmave p*rnografikë akuzohet për përdhunim: Femrat shkojnë vetë tek ai

Ylli i filmave pornografikë, Ron Jeremy është akuzuar për përdhunimin e tre grave dhe për sulm seksual ndaj femre tjetër.

Jeremy akuzohet se përdhunoi gratë mes viteve 2014 dhe 2019. Sipas pretendimeve gratë janë të moshave nga 25 deri në 46 vjeç.

67-vjeçari është një nga emrat më të mëdhenj në pornografi dhe ka luajtur në më shumë se 6000 filma për të rritur që datojnë nga vitet ’70.

Nëse dënohet përballet me 90 vite burg. Por Jeremy i ka mohuar të gjitha akuzat.

Ron, emri i vërtetë i të cilit është Ronald Jeremy Hyatt, akuzohet se përdhunoi një 25-vjeçare në një shtëpi në West Hollywood.

Gjithashtu akuzohet se sulmoi seksualisht dy gra të tjera të moshës 33 dhe 46 vjeç, në raste të veçanta në një bar në West Hollywood në 2017.

Gjithashtu akuzohet se përdhunoi një 30-vjeçare në të njëjtin bar në korrik 2019.

“Ai nuk është një përdhunues”- tha avokati i tij për AFP. “Ron përgjatë viteve ka qenë dashnor i mbi 4000 grave dhe të pretendosh se është një përdhunues shkon përtej çdo gjëje. Dua të them që gratë shkojnë vetë tek ai.”

Jeremy doli në gjykatë të martën me pranga dhe maskë në fytyrë. Gjykata vendosi lirim me kusht për 6.6 milionë dollar.

Jeremy është future në Gines si personi që ka luajtur më shumë filma pornografikë dhe është bërë subjekt I një dokumentari në vitin 2001, “Porn Star: The Legend of Ron Jeremy”.

Gjithashtu është shfaqur në shumë lojra kompjuterike, filma në Hollywood, video muzikore si Moby, Guns N’ Roses, Armin Van Buuren dhe Sexy and I Know It të LMFAO.

(Kosova Sot Online)