Rreth 2 mijë e 500 raste të konfirmuara me koronavirus nga marsi

  • S.A /
  • 27 June 2020 - 08:53
Rreth 2 mijë e 500 raste të konfirmuara me koronavirus nga marsi

Mbrëmë janë konfirmuar 62 raste të reja me COVID-19, duke bërë kështu që numri i rasteve të konfirmuara në gjithë vendin që nga 13 marsi të shkojë në 2 mijë e 494.

Institui Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 205 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga testimi i këtyre mostrave, kanë rezultuar pozitivë 62 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga Prishtina, Prizreni, Rahoveci, Gjakova, Gjilani, Kamenica, Lipjani, Mamusha, Vushtrria, Drenasi, Ferizaj, Fushë Kosova, Mitrovica, Podujeva, Skenderaj, Suhareka dhe Vitia.

Me këto raste, numri i të infektuarve në gjithë vendin që nga konfirmimi i rasteve të para ka arritur në 2 mijë e 494.

Por, jo të gjitha këto raste janë aktive. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, numri i rasteve aktive është 1 mijë e 143.

(Kosova Sot Online )