Arrestohen pesë persona për dhunë në familje

  • A.P /
  • 29 June 2020 - 12:23
Arrestohen pesë persona për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar pesë persona për dhunë në familje.

Sipas raportit të policisë, rasti më i rëndë ishte ai në Ferizaj, ku raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare, me ç’ rast sipas raportit të mjekut i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rastet tjera janë në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Malishevë e Gjakovë.

Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:

Prishtinë 28.06.2020-20:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti   ka sulmuar fizikisht dy viktimat bashkëshorten dhe vajzën e tij.  Viktimat   kane pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 27.06.2020-15:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima   ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 28.06.2020-01:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare me ç’ rast sipas raportit të mjekut i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje .

Malishevë 28.06.2020, 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën (vajzën e tij) femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 28.06.2020, 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)