Reagon Zv.Kryeministri: Anulimi i Ligjit për pagat shokues, ua mohon të drejtën për përfitim 62 mijë shërbyesve civilë

  • E.K /
  • 30 June 2020 - 18:01
 Reagon Zv.Kryeministri: Anulimi i Ligjit për pagat shokues, ua mohon të drejtën për përfitim 62 mijë shërbyesve civilë

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit për Paga. Sipas tij, ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se policët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, e shumë kategori të tjera meritojnë paga, ashtu siç janë paraparë nga Qeveria Haradinaj.

Tahiri ka thënë se sapo ta pranojnë vendimin, do të evitojnë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe se do të instistojnë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë.

“Posa ta pranojmë vendimin, ne do të evitojmë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe me ngulm insistojmë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)