Ambasadat e huaja kanë lëshuar dorën, vetëm 20% të kërkesave për viza Schengen i kanë refuzuar në vitin 2019

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 15:43
 Ambasadat e huaja kanë lëshuar dorën, vetëm 20% të kërkesave për viza Schengen i kanë refuzuar në vitin 2019

Insituti kosovar për Politika Evropiane ka publikuar statistikat në lidhje me aplikimin e kosovarëve për vizë shengen gjatë vitit 2019.

Sipas këtij Instituti viti 2019 ka shënuar rekord të vizave Shengen për qytetarët e Kosovës dhe nivelin më të ultë historik të refuzimit të vizave.

Sipas EPIK, 108 mijë e 774 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë shengen dhe vetëm 20% e këtyre aplikimeve janë refuzuar, raporton Gazeta Express.

“Në vitin 2019, 108,774 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar, ndërsa 88,448 kanë pranuar vizë Shengen. 80% e qytetarëve të Kosovës që kanë aplikuar për vizë kanë pranuar një të tillë, apo thënë ndryshe 8 nga 10 qytetarë që kanë aplikuar kanë pranuar vizë Shengen.  Kjo shënoj rekordin historik për nga numri i aplikimeve dhe aprovimeve të vizave Shengen për qytetarët e Kosovës”, thuhet në publikimin e EPIK.

Vendet që kanë lëshuar më së shumti viza shengen janë Gjermania, Zvicra dhe Greqia.

Ndërkaq, sipas EPIK në periudhën 2014-2019 për vizë Shengen kanë aplikuar gjithsej 522 mijë e 343 qytetarë të Kosovës, ndërsa 415 mijë e 766  kanë pranuar një të tillë.

(Kosova Sot Online)