Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, pozitiv me COVID-19 – e zbulon zyrtari i VV’së

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 18:47
 Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, pozitiv me COVID-19 – e zbulon zyrtari i VV’së

Njëri nga nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës ka dalë pozitiv në testimet për koronavirus. Edhe pse kjo nuk është bërë e ditur nga vet personi, lajmin e ka zbuluar një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke folur në emision, Adnan Rrustemi nga VV’ja ka treguar se pos shefit të deputetëve të VV’së, Arben Gashi, edhe një figurë e rëndësishme e Kuvendit të Kosovës është prekur. Bëhet fjalë për nënkryetarin Kujtim Shala.

Rrustemi ka folur edhe për akuzën që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ia ka bërë VV’së, se gjoja ka ndikuar në përhapjen e koronavirusit me protestën e organizuar në sheshet e Prishtinës.

Rrustemi ka thënë se as Arben Gashi, e as Shala, nuk kanë qenë pjesë e protestës, por të dy janë infektuar me COVID-19.

(Kosova Sot Online)