Shpërthen fabrika e fishekzjarrëve në Turqi, pamje apokaliptike e dhjetëra të lënduar

  • G.G /
  • 03 July 2020 - 14:24
Shpërthen fabrika e fishekzjarrëve në Turqi, pamje apokaliptike e dhjetëra të lënduar

Një shpërthim në një fabrikë të fishekzjarrëve në Turqinë veriperëndimore plagosi të paktën 41 njerëz pak momente më herët, raportohet në mediat lokale.

Mësohet se në momentin e shpërthimit kishte rreth 150 punëtorë në fabrikën e cila gjendej jashtë qytetit të Hendek, në provincën Sakarya.

Të paktën 41 prej tyre u shtruan në spital me lëndime, ndërsa ende nuk raportohet për viktima.

Disa zjarrfikës dhe ambulanca u dërguan në fabrikë, e cila është larg zonave të banuara.

Sidoqoftë, shpërthimet ishin duke vazhduar, duke penguar përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin.

Shkaku i shpërthimit s’bëhet ende i ditur.

Televizioni HaberTurk tha se autoritetet bllokuan rrugët që çojnë në fabrikë.

(Kosova Sot Online)