Kryeministri Hoti në Kuvendin e Shqipërisë, pritet nga Ruçi

  • G.G /
  • 03 July 2020 - 14:28
Kryeministri Hoti në Kuvendin e Shqipërisë, pritet nga Ruçi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në vazhdën e takimeve te tij në Tiranë u takua edhe më kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Shefi i ekzekutivit po vazhdon aktivitetet e tij të punës me krerët institucional të Shqipërisë.

Pas këtij takimi të dy udhëheqësit nuk do të prononcohen për media.

Me tej, kryeministri Hoti do takohet edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

(Kosova Sot Online)