Veseli uron popullin amerikan: Përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bëtë për ne

  • S.A /
  • 04 July 2020 - 17:17
Veseli uron popullin amerikan: Përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bëtë për ne

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar popullin amerikan me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Veseli përmes një statusi në Facebook, ka thënë se 4 Korriku është një ditë e rikujtimit të vlerave të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike.

Ai ka thënë se Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të.

Ky është statusi i tij i plotë:

Ideja e përpjekjeve njerëzore për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës lidhet ngushtë me datën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një ditë e rikujtimit të vlerave të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike. Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bënë dhe po bëjnë për ne. Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan!.

(Kosova Sot Online )