Gjilanasi gjen granatë dhe çantë të dyshimtë në frigoriferin e depos

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 17:37
Gjilanasi gjen granatë dhe çantë të dyshimtë në frigoriferin e depos

Një person nga Gjilani ka njoftuar policinë se në kulmin e frigoriferit të depos ka gjetur një granatë dore dhe një çantë

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Gjilan, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Ekipi për deminim ka bërë tërheqjen e granaësM-75, ndërsa në  çantën e dyshimtë janë hasur dhe konfiskuar një fishekë dhe një tytë për hedhjen e granatave nga  AK-47”, thekson raporti.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

(Kosova Sot Online)