Nga sot nisën masat e reja për parandalimin e Covid-19

  • S.A /
  • 06 July 2020 - 19:27
Nga sot nisën masat e reja për parandalimin e Covid-19

Ashtu siç bëri të ditur, Kryeministri, Avdullah Hoti, sot filluan së zbatuari masat e reja ndaj përhapjes së pandemisë Covid-19 të miratuara një ditë më parë nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri pati një bashkëbisedim virtual me Asociacionin e Komunave të Kosovës, me ç’ rast i njoftoi kryetarët e komunave për masat e reja që duhet ndërmarrë me qëllim të parandalimit dhe menaxhimit të pandemisë, ndërsa kryetarët e komunave të cilat u nënshtrohen këtyre masave, nuk e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë.

Nga e hëna e 6 korrikut, gastronomisë i ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Jashtë këtij orari mund të punohet vetëm në hapësira të hapura, me distancë 1.5 metra mes tavolinave, dhe me shërbime “merre me vete”.

Sipas njoftimit nga Qeveria, të gjitha inspektoratet do të vihen në dispozicion për të mbikëqyrur zbatimin e masave.

(Kosova Sot Online )