Presidenti Thaçi kujton ish-kryetarin e BSPK’së Hajrullah Gorani, ngushëllon familjen

  • S.A /
  • 06 korrik 2020 - 19:35
Presidenti Thaçi kujton ish-kryetarin e BSPK’së Hajrullah Gorani, ngushëllon familjen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar ish-kryetarin e parë të BSPK’së Hajrullah Gorani, cili ndërroi jetë të hënën në moshën 89 vjecare.

‘’Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim prof. dr. Hajrullah Gorani. Si president i vendit dhe mik i familjes Gorani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për profesorin, i cili ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave të studentëve, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi”, shkruan Thaci. ’Përulem me respekt para mikpritjes, strehimit dhe këshillave shumë të çmuara të profesor Goranit, në ditët më të vështira të ngritjes së rezistencës për liri dhe çlirim.’’, shton ai.

(Kosova Sot Online )