Postimi prekës i vëllait të viktimës së djeshme në Gjakovë: 'Pabesisht e mbyti derisa po flinte'

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 08:58
Postimi prekës i vëllait të viktimës së djeshme në Gjakovë: 'Pabesisht e mbyti derisa po flinte'

Dje në mëngjes ka ndodhur një tragjedi në fshatin Bardhaniq të Gjakovës ku një shtatas i Shqipërisë vrau një person me thikë dhe dy persona të tjerë i plagosi rëndë.

Shtetasi i Shqipërisë në orët e mëngjesit dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e kushërirës së vet, e po ashtu e ka plagosur edhe kushërirën dhe djalin e saj, dhe i njëjti dyshohet se kishte probleme mendore.

Vëllau i viktimës, Krist Mula, në një postim në Facebook ka treguar se si ka ndodhur ngjarja tragjike.

Mula ka thënë se i dyshuari kishte qëndruar disa ditë në shtëpinë e viktimës, dhe sipas tij, pabesisht iu ka hyrë në dhomë vëllaut të tij me ç’rast e ka mytur atë.

Me të dalë nga dhoma, i dyshuari ka plagosur edhe djalin e viktimës i cili është në gjendje të rëndë.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

“Miq shok , pas nje tragjedie qe patem dje me daten 7 korrik ne shtepin tone , ku si pasoj e plagve te marra vdiq Vellau i jon Nov, ne moshen 60 vjeqare nga nje i pabes ku ishte duke fjetur ne shtepin e vllaut si nip i mikut te vllaut nga Luzha E Tropojes Agresori kishte qendruar disa her ne shtepin e vllaut ku ishte pritur si mik i familjes ton pasi ishte Nip i mikut te vllaut pa besisht ju hyri ne dhom ne oren 3 te mengjesit vllaut i mori jeten e kusherires i shkaktoi disa plag , ne te degjuar djali vllaut Marku nje bertim qe po ndodh kishte dal nga dhoma ne koridor dhe me njeher ishte godit me thik ku edhe esht ne gjendje te rend Agresori me sa duket kishte qellimin e shfarosjes se familjes , Per kohen e vorimit do ju njoftojme me kohe”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)