Deputetja e AAK’së godet Vjosa Osmanin: Kujt po i shet moral politik?

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 19:22
 Deputetja e AAK’së godet Vjosa Osmanin: Kujt po i shet moral politik?

Sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një thirrje publike për deputetët e Kuvendit të Kosovës që të miratohet një rezolutë për shkarkimin e anëtarëve të Listës Serbe nga Qeveria, pasi që lideri i tyre Goran Rakiq bëri thirrje që të respektohen masat Qeverisë serbe dhe jo asaj të Kosovës, sa i përket menaxhimit të Covid-19.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se rezolutat nuk kanë karakter obligativ për Qeverinë, prandaj këtë thirrje të Osmanit e ka parë në kuadër të një loje politike.

Haxhiu i ka drejtuat një pyetje kryetares së Kuvendit të Kosovës.

“Kujt po i shet moral politik Vjosa Osmani? Kryetarja e Kuvendit e din fare mirë që Rezolutat nuk jan obligative për Qeverinë!”, ka shkruar Haxhiu.

(Kosova Sot Online)