100 gjilanas në pritje të rezultatave për të parë nëse janë të infektuar me koronavirus

  • E.K /
  • 09 July 2020 - 17:35
 100 gjilanas në pritje të rezultatave për të parë nëse janë të infektuar me koronavirus

100 banorë të Komunës së Gjilanit janë në pritje të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për të parë nëse janë të infektuar me koronavirus. Mostrat e tyre janë marrë për testim në tri ditët e fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se po presin rritje të numrit, meqenëse kanë njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre.

“Gjilani është në pritje të rezultatet e 100 mostrave për COVID19. Më 7 korrik janë marrë 33 mostra, më 8 korrik – 49 mostra, ndërkaq më 9 korrik – 18 mostra. Pritjet tona janë për një rritje sepse kemi njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre”, ka shkruar Haziri.

Ai ka treguar se aktualisht në Spitalin e Gjilanit janë duke u trajtuar 12 pacientë, derisa në Infektivë janë edhe dy pacientë të tjerë.

Haziri ka apeluar për kujdes e distancë sociale.

“Apeloj për kujdes e distancë sociale. Bashkë e fitojmë këtë lufte më të panjohurën. Kujdesu pak për veten dhe familjen!”, thuhet në postimin e Hazirit./

(Kosova Sot Online)