Prestreshi: Kemi arritur ta mbrojmë gjepin e konsumatorit gjatë pandemisë

  • A.P /
  • 10 July 2020 - 12:34
Prestreshi: Kemi arritur ta mbrojmë gjepin e konsumatorit gjatë pandemisë

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se që nga fillimi i pandemisë AKK’ja ka monitoruar dhe avokuar tek ndërmarrjet e mëdha rreth ngritjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore, farmaceutike dhe biletave të aviokompanive.

Sipas tij, gjatë pandemisë ky autoritet ka arritur që të mbrojë gjepin e konsumatorit dhe të qytetarit dhe të zbusin panikun e qytetarëve rreth mungesës së produkteve bazë ushqimore.

“E them me përgjegjësi të plotë, se kemi arritur ta mbrojmë gjepin e konsumatorit dhe të qytetarit, e them me përgjegjësi të plotë se kemi arritur që ta zbusim panikun e qytetarëve rreth mungesës së produkteve bazë ushqimore, e them me përgjegjësi të plotë se kemi ndërmarr hapat e nevojshëm për t’i udhëzuar, edukuar dhe diciplinuar ndërmarrjet e mëdha rreth ngritjes rapide të çmimeve dhe e them me përgjegjësi të plotë se ndërmarrjet tona kanë qenë koshiente, të kujdesshme dhe të respektueshme ndaj thirrjeve tona”, ka shkruar Prestreshi.

Ndërkohë, për ndërrmarrjet që nuk kanë qenë në linjë me thirrjet e AKK’së, thotë se autoriteti ka ndërmarrë hapa pak më rigoroz ndaj tyre, në funksion të mbrojtjës së ligjit dhe interesit qytetarë.

(Kosova Sot Online)