Zvicra shpërblen policin kosovar pasi strehoi zviceranen që ishte lënë në mes të rrugës dhe pa asnjë cent nga i dashuri

  • S.A /
  • 11 July 2020 - 08:28
Zvicra shpërblen policin kosovar pasi strehoi zviceranen që ishte lënë në mes të rrugës dhe pa asnjë cent nga i dashuri

Gjesti i një polici të Kosovës ka bërë bujë edhe në Zvicër

Mysafirët e stacionit policor në Suharekë, janë përfaqësues të ambasadë së Zvicrës në Kosovë.

E arsyeja e ardhjes këtu, është për ta falënderuar këtë pjesëtar të forcave të rendit.

Blerim Kuqi, ditë më parë e ndihmoi një shtetase helvetike që ishte grabitur, shkruajnë mediat kosovare.

Atë e dërgoi në shtëpi dhe e ndihmoi t’i gjejë gjësendet e humbura dhe t’i rrregullojë dokumentet për t’u kthyer në vendlindje, përcjell albinfo.ch.

Mirënjohejen pëveç me medalje, përfaquësuesit e Ambasadës dhe ushtrisë zvicerane e e bënë edhe duke folur në shqip.

Për rastin e policit të Kosovës kishin shkruar edhe mediat zvicerane.

Image

(Kosova Sot Online )