Radhë të gjata para Qendrës së Regjistrimit Civil të Kosovës - nuk respektohet distanca

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 15:07
Radhë të gjata para Qendrës së Regjistrimit Civil të Kosovës - nuk respektohet distanca

Radhë të gjata të qyteatrëve janë krijuar sot te Qendra e Regjistrimit Civil të Kosovës, kështu duke u rrezikuar edhe shëndeti i tyre pasi nuk respektohet distanca, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), është duke i bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskë, distancë dhe higjienë mirëpo, një gjë të tillë nuk po e respektojnë qytetarët.

Në Qendrën e Regjistrimit Civil gjatë ditës së sotme radha e pritjes ka qenë mjaftë e gjatë dhe pa distancë e madje disa qytetarë as nuk kanë vendosur maska. 

Kjo gjë vërtetohet edhe nga fotografitë që lexuesit kanë dërguar në redaksinë tonë.

 

Image
Image

(Kosova Sot Online)