Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

  • A.P /
  • 14 korrik 2020 - 14:38
Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

Të premten e kaluar, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa njoftoi se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen e tij kanë dhënë detaje nga LDK’ja.

Zyrtarja për komunikim me publikun në LDK, Gentiana Azemi ka thënë se gjendja e Mustafës është shumë e mirë.

“Gjendja e kryetarit Mustafa është shumë e mirë, nuk ka nevojë për shqetësim. Ju falënderoj juve për interesimin”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Mustafa kur njoftoi se ishte infektuar me koronavirus, tha se përveç një plogështie, nuk vërente diçka tjetër.

“Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, kishte shkruar ai.

Deri tash të infektuar me koronavirus nga LDK-ja janë edhe Arben Gashi, Haxhi Avdyli, Visar Hoti e Frashër Demaj. Nga AAK-ja janë Albena Reshitaj e Driton Selmanaj kurse nga PDK-ja Eliza Hoxha dhe Abelard Tahiri.

(Kosova Sot Online)