Tentim-puçi në Turqi – Krejt çka ndodhi katër vite më parë

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 12:41
Tentim-puçi në Turqi – Krejt çka ndodhi katër vite më parë

Pas plotë katër vitesh nga tentativa për grushti ne shtetit në Turqi, situata pas asaj ngjarje është qetësuar dhe tanimë Turqia dhe e gjithë bota po përballet me një tjetër sfidë, atë të pandemisë së koronavirusit.

Pas tentativës për grushtin e shtetit mbrëmjen e 15 korrikut 2016, qeveria turke më në krye Regjep Tayip Erdogan drejtuan gishtin drejt klerikut Fetullah Gylen dhe organizatës FETO.

Në lidhje me këtë tentativë u arrestuan e 77 000 persona, ndërsa 110 000 punonjës shtetërorë, përfshirë këtu policë, oficerë ushtarakë, akademikë, prokurorë e gjyqtarë u pushuan nga puna.

Dhjetëra dënime përjetë, dhjetëra gjykime të tjera janë bërë në Turqi pas 15 korrikut të 2016, ndërsa bota shikoj një rebelim ushtarak në zemër të Turqisë.

Por çfarë ndodhi në Turqi me 15 korrik 2016?

Gjithçka filloi në orën 22:00, kur u dëgjuan krisma tek Shtabi i Përgjithshëm, dhe avionët ushtarakë filluan fluturimin e ulët mbi Ankara e Stamboll.

Helikopterët hapin zjarr mbi civilët që gjendeshin pranë Shtabit të Përgjithshëm.

Godina e SHP dhe televizioni shtetëror TRT kaloi në duart e puçistëve.

CNN Turk, u pushtua nga rebelët, një gazetare u detyrua të lexonte një deklaratë të paligjshme.

22:00 mbyllet ura e Bosforit me tanke.

23:25 Goditet me bomba Qendra e Forcave Speciale në Ankara.

23:30 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm merret peng.

00:11 Erdogan niset drejt aeroportit Ataturk .

00:13 Puçsistët hyjnë në TRT dhe ndërpritet transmetimi .

00:26 Erdogan përmes skypet në CNN turk bën thirrje që populli të dalë në rrugë .

Pas thirrjes së Erdogan populli turk mbush rrugët.

(Kosova Sot Online)