Pesë persona të lënduar pas aksidentit në Lipjan

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 14:28
 Pesë persona të lënduar pas aksidentit në Lipjan

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot në fshatin Torinë të Lipjanit rreth orës 13:25.

Në këtë aksident janë përfshirë 3 vetura kurse pesë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi duke shtuar se si pasojë e aksidentit është bllokuar momentalisht rruga Lipjan-Magure.

“Rreth orës 13:25 kemi pranuar informatën se në fsh. Torinë në rrugën Lipjan – Magure, ka ndodh një aksident trafiku me lëndime. Policia ka dal në vend-ngjarje, në aksident janë të përfshira tri vetura, deri tani pesë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Për momentin rruga Lipjan – Magure është e bllokuar”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)