Veseli: Kam dyshime se jam prekur me COVID 19, sot e kam bërë testin

  • G.G /
  • 23 July 2020 - 13:05
Veseli: Kam dyshime se jam prekur me COVID 19, sot e kam bërë testin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është testuar për COVID-19

Këtë e ka bërë të ditur vetë Veseli përmes një statusi në Facebook.

“Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin. Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit”, ka shkruar Veseli.

Ai ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat kundër COVID-19.

“Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!”, ka shkruar Veseli.

 

Të nderuar qytetarë, Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2,...

Publiée par Kadri Veseli sur Jeudi 23 juillet 2020

(Kosova Sot Online)